
Në kursin e historisë moderne të civilizimit botëror, rastet kur Shqipëria, fatin e saj historik e ka pasur në dorë vetë, janë për të mos thënë inekzistente, të pakëta.
Por, 20 shtatori 2023, do ta ndryshojë këtë pikëpamje një herë e përgjithmonë, pasi edhe pse një vend që pak gjë mund të bëjë për shkak të madhësisë së cunguar, Shqipëria do të organizojë një ndër takimet më të rëndësishme diplomatike të vitit (në mos më të rëndësishmin), lidhur me çështjen e Ukrainës.
Me në dorë Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të dytën herë brenda mandatit të parë historik – delegacioni shqiptar do të përfitojë nga mbledhja e Asamblesë Parlamentare të OKB-së, për të rrokur vëmendje maksimale me këtë mbledhje të jashtëzakonshme për Ukrainën.
Një takim ky, i etiketuar edhe ndoshta si më i rëndësishmi i Këshillit, që prej kohës kur trajtohej kriza e raketave në Kubë dhe përtej se një përgjegjësi e madhe, kjo është edhe një mundësi për vendin e vogël ballkanik, që të tregojë potencialin e madh diplomatik që zotëron.
Një rast, i cili ndoshta nuk do të jepet më për dekada në vijim për Shqipërinë dhe i cili duhet të shihet si porta e madhe e shpalosjes tërësore të shqiptarisë ndaj botës mbarë, duke kontekstualizuar gjithë punën e bërë në dy vite mandat, e cila tashmë po finalizohet.
I pranishëm në takim do të jetë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Por, ajo çfarë pritet edhe me më shumë kërshëri, është fakti se pjesë e takimit mund të bëhet edhe vetë presidenti amerikan, Joe Biden, duke u ulur kështu karshi kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili pritet të drejtojë debatin.
Vetë ky i fundit i ka paraprirë madje (edhe me humor) kësaj ngjarjeje historike, duke publikuar një mesazh të shkurtër nga pozita e drejtuesit të seancës dhe presidentit të përkohshëm të Këshillit.
Kryeministri e ka theksuar se është shfrytëzuar fakti se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së po zhvillohet në New York të SHBA-ve dhe me këtë rast, liderë me rëndësi në botë do të marrin pjesë në takim.
Këtu, përfshi edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, si edhe është mundësia që pjesë e takimit të jetë edhe presidenti amerikan, Joe Biden.
“Shpresoj që ky Debat i Hapur i Nivelit të Lartë të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të dënuar luftën e për të rritur trysninë ndaj Rusisë, për të kthyer rrugë dhe për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes së drejtë”, përmend Rama në mesazhin e tij para mbledhjes.
Kjo po ashtu, siç përmend edhe kreu i Qeverisë, do të jetë e para herë që Zelensky do të marrë pjesë në një mbledhje të tillë, pas agresionit rus në Ukrainë.
Formati, në fjalët e Ramës, merr edhe më shumë vlerë duke qenë se është thirrur nga një vend që vjen prej një rajoni ku lufta ka shkaktuar vuajtje të pamasë.
“Jemi mjaft të ndërgjegjshëm për vlerën e paqes dhe përpjekjet monumentale që duhen për arritjen e, mbi të gjitha, për ruajtjen e saj”, shton më tej ai.
Teksa, në mbyllje, ravijëzon se Shqipëria ka vendosur të vendosë theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos, të paqes e sigurisë, në diskutimin e Këshillit dhe, më gjerë, mes anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Djegia e 365 hektarëve me pisha në zonën e mbrojtur të Pish Poro-Nartës shkaktoi dëm 1.2 mln dollarë
-
I përfshirë në trafik droge, përjashtohet nga Policia kryekomisari Stiljan Pasho
-
Shqipëria po zhvillon supermakinën e dytë pa mbaruar ende të parën
-
Komisioni i Ekonomisë tregohet “dorëlëshuar” me 19 institucione