Teknologji

Historia e tankut amerikan M48


Një nga tanket më të suksesshëm të hershme të pasluftës në Amerikë,  u shqua tanku M48, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i Luftës së Vietnamit.

Në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, ushtria amerikane mbeti me tre tanke kryesore: tanku i rëndë M26, tanku i mesëm M4 Sherman dhe tanku i lehtë M24.

Këto modele ishin të domosdoshme të kohës së tyre. M26, për shembull, u krijua për t’iu kundërvënë tankeve Tiger dhe Panther të Gjermanisë Naziste.

Ushtria amerikane mezi u përfshi në tabelën e klasifikimit të epokës së Luftës së Dytë Botërore përgjatë fundit të viteve 1940, por ndryshoi kursin nga fundi i dekadës. Lindi koncepti i “tankut kryesor të betejës” (MBT). I dalluar nga të tjerët të këtij lloji jo nga pesha e tij, por nga kalibri i armëve kryesore.

Një nga përpjekjet e hershme të dizajnit në këtë drejtim të ri ishte Patton-i M47, por një mori mangësish teknike dhe çështje të performancës e mbanin atë nga adoptimi i gjerë.

Projekti “T48” u konceptua në fillim të viteve 1950 si një zhvillim i mëtejshëm i M47-ës. Përpjekjet e Kërkimit dhe Zhvillimit në një tank të ri u shpejtuan me fillimin e Luftës Koreane. Deri në vitin 1952, dizajni bazë M48 Patton u finalizua dhe M48-të e para filluan të përhapeshin.

Në “mishërimin” e tij përfundimtar, të prodhuar në masë, M48 ishte një përmirësim i rëndësishëm nga paraardhësi i tij M47. Pjesa e sipërme ishte më kompakte. Ishte ulur kulla e tankut dhe zvogëluar lartësia e përgjithshme. Armatimi u rishikua për të llogaritur përparime në fuqinë e zjarrit anti-tank. Një nga risitë kryesore të tankut, kulla e ulët hemisferike e M48 ishte një përmirësim i dukshëm ndaj modelit M47.

Arma kryesore ishte M41 90 milimetër, një armë e lehtë që gjithsesi ofronte performancë të ngjashme me armën e rëndë kryesore M36 90 milimetër të homologut të saj M47. Sistemi mekanik i kontrollit të zjarrit të tankut ishte punuar me saktësi që të kishte rreze të gjatë. Linjën bazë M48 e fuqizonte një motor benzine ​​i përmirësuar që shfaqte një efikasitet më të madh të karburantit. Problemi ishin distancat e largëta. Tanku M48 u mbajt kur kishte distanca maksimale prej afro 110 km.

Ushtria pothuajse menjëherë filloi zëvendësimin e varianteve të M48, me rishikimin fillestar, M48A1. Ky i fundit ishte i përqendruar në përmirësimet margjinale të motorit. Ishte M48A3, i cili hyri në shërbim në fund të viteve 1950. Gjithashtu bëri ndryshimin shumë të nevojshëm në një motor benzine që si rrjedhojë ofronte një distancë prej 450 kilometrash. Në mesin e viteve 1970, M48A5 ishte kulmi teknik i platformës M48, duke ofruar një armë të re 105 milimetër, një sistem modern mbrojtjeje dhe një mori përmirësimesh delikate të tytës.

M48 mbahet mend më së miri për shërbimin e tij si tanku kryesor i SHBA në Luftën e Vietnamit. Rreth gjashtëqind M48 u vendosën në Vietnam, kryesisht duke plotësuar rolet mbështetëse të këmbësorisë. Ata kishin funksion mbrojtje kundër minave. M48-at performuan veçanërisht mirë në skenarët e luftës urbane, duke luajtur shpesh role kryesore në operacionet në shkallë të gjerë të kërkimit dhe shkatërrimit. M67, një variant M48 i pajisur me zjarr-hedhëse, provoi të ishte një mjet i fuqishëm i luftës në xhungël.

Së bashku me të gjithë variantet e saj, u prodhuan rreth 12,000 M48 gjithsej. M48 u zëvendësua gradualisht nga vitet 1960 e tutje nga pasardhësi i tij edhe më i aftë, M60. Modelet e fundit M48 u dolën nga tregu në fund të viteve 1980. Sidoqoftë, M48 perdoret si një produkt eksporti. Turqia operon mbi 750 M48A5T2 të specializuara, ndërsa mbi 450 modele të personalizuara CM-11 shërbejnë në Forcat e Armatosura të Tajvanit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore