Lajme

Historia e maces së shpëtuar nga rrënojat në Turqi dhe shpëtimtarit të tij


Pasi u tërhoq nga rrënojat e tërmetit në Turqi, ai nuk donte më të ndahej nga ata që e kishin shpëtuar.

Klisheja sipas së cilës macet janë nga natyra indiferente ndaj qenieve njerëzore është hedhur poshtë ditët e fundit nga një ekzemplar i riemërtuar Enkaz, një demonstrim i qartë se si edhe macet – të paktën disa – janë në gjendje të japin prova të mirënjohjes ekstreme.

Çiklisti i ekipit kombëtar turk të biçikletave malore, Ali Cakas, mund të thotë diçka për këtë.

Javët e fundit ai ka qenë i angazhuar për të ofruar ndihmë për popullsinë e prekur nga tërmeti i 6 shkurtit.

Siç tregoi vetë përmes Instagramit, në fakt është kthyer nga provinca e Gaziantep-it me një shok më shumë: një mace bardh e zi të identifikuar nën një ndërtesë të shembur, e cila që nga ajo kohë nuk ka dashur të largohet kurrë prej tij.

Emblematike e marrëdhënies që i bashkoi menjëherë të dy janë një seri pamjesh që portretizojnë Enkaz-in duke kërkuar ngushëllim dhe përkëdhelje mbi shpatullat e shpëtimtarit të tij.

Aliu, nga ana e tij, natyrisht u nis për të verifikuar nëse macja kishte një pronar, por pa sukses.

Kështu ai vendosi ta birësonte, duke e marrë me vete në shtëpi në qytetin e Mardin-it.

“Tani është në duar të sigurta – shkroi ai në një postim të publikuar të mërkurën – kjo është besnikëri. Çfarë hijeshie dhe edukimi”.

Më tej, nisur nga interesimi i menjëhershëm që ngjallte historia në rrjetet sociale, ai ka vazhduar edhe hapjen e një profili personal të katërkëmbëshit, i cili në pak ditë tashmë ka kaluar 20 mijë ndjekës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore