Sport

Histori 51-vjeçare e klubit të Paris Saint-Germain


Janë bërë 51 vite që kur u themelua klubi nga kryeqyteti i Francës, Paris Saint-Germain.

Në verën e vitit 1970 klubi i PSG-së u themelua nga një grup biznesmenësh që vendosën të krijojnë një ekip të madh në qytetin e Parisit.

Guy Crescent dhe Pierre-ientienne Guyot, zgjodhën të bashkojnë skuadrën e tyre të sapoformuara, Paris Football Club, me Stade Saint-Germain të Henri Patrelle pasi ekipi nga Saint-Germain-en-Laye, i cili ndodhej 15 kilometra në perëndim të Parisit, u promovua në ligën e dytë franceze.

Klubi i Real Madrid-it, luajti një rol të madh në themelimin e klubit të Parisit, pasi që themeluesit e tyre u ndihmuan financiarisht nga presidenti i atëhershëm i klubit mbretëror, Santiago Bernabeu.

Bernabeu u tha atyre se fillimi i një fushate të financimit të grupeve ishte zgjidhja më e mirë për të krijuar një ekip të ri.

Dhe, pasi u nënshkrua një peticion nga rreth 20 mijë njerëz, klubi i Paris Saint-Germain u formua zyrtarisht më 12 gusht të vitit 1970.

Titullin e parë PSG e fitoi gjatë vitit të parë të themelimit, të cilët dolën të parët në kategorinë e dytë të futbollit francez, të udhëhequr nga ylli i tyre Jean Djorkaeff.

Pastaj, për të fituar titullin e parë kampion në ligën e parë franceze, skuadra nga kryeqyteti i Francës, priti deri në sezonin 1985/86.

Deri më tani, klubi i PSG ka të fituar nëntë tituj kampion në Ligue 1, 14 Kupa të Francës, nëntë Kupa të Ligës, 10 Superkupa të Francës, si dhe nga një herë Ligën e Kampionëve dhe Kupën UEFA.

Pa dyshim që sukseset më të mëdha, ky klub i arriti pasi u ble nga biznesmeni arab, Nasser Al-Khelaifi në vitin 2011.

Menjëherë pas marrjes në dorë nga presidenti Al-Khelaifi, parisienët arritën të fitojnë titullin kampion në Francë në sezonin 2012/13, pas një pritjeje 20-vjeçare.

Që nga ajo kohë, klubi parisien u bë një ndër klubet më të pasura në botë, duke sjellë në skuadër yje të mëdhenj të futbollit, pas investimeve tejet të mëdha.

Presidenti Al-Khelaifi solli në klub yje si Ibrahimoviç, Thiago Silva, Neymar, Mbappe, si dhe tani afrimet e reja si Messi, Ramos, Donnaruma, Hakimi e Wijnaldum, të cilët janë bërë lajmet kryesore në të gjitha mediat botërore.

Vlen të ceket, se në PSG ka luajtur edhe ikona e futbollit shqiptar, Lorik Cana, i cili zhvilloi 81 ndeshje me fanellën e Parisit, përgjatë sezoneve 2002 deri më 2006.

Tani në një histori 51-vjeçare, Paris Saint-Germain, është një nga klubet më të forta në botë, me një potencial të lartë për të fituar trofe.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore