Lajme

Hill dhe Giaufret vizitojnë jugun e Serbisë, njoftohen për situatën në kufirin me Kosovën


Millosh Vuçeviç dhe Millan Mojsilloviç

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Christopher Hill, së bashku me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Beograd, Emanuele Giaufret, kanë vizituar të enjten pjesën jugore të territorit serb për të konfirmuar nëse njësitë ushtarake janë tërhequr nga vija kufitare e Kosovës.

“Ambasadorët Hill dhe Giaufret u takuan sot në jug të Serbisë me ministrin serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Millan Mojsilloviç, me qëllim që të mësojnë më shumë për situatën afër kufirit të Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në përgjigjen ambasadatës amerikane.

Në linjën e rrjedhës së tensionuar të marrëdhënieve, përgjatë vijës kufitare me Kosovën, administrata amerikane kishte vërejtur një “grumbullim të paprecedent” të ushtrisë serbe. SHBA-të dhe një pjesë e shteteve anëtare të BE-së i kanë bërë thirrje Serbisë t’i tërheqë trupat, përfshirë artilerinë, tanket dhe njësitë e këmbësorisë.

Tërheqjen strukturave ushtarake serbe e kishte kërkuar edhe Qeveria e Kosovës, derisa e ka bërë përgjegjëse Serbinë për organizimin dhe financimin e grupit terrorist që ka sulmuar Policinë e Kosovës më 24 shtator në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – ku është vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur.

Serbia tërheq ushtrinë nga kufiri i Kosovës, konfirmon Shtëpia e Bardhë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore