Hidhet shorti për fazën e grupeve në Conference League, Ballkani në Grupin G me Sllavia Prague-n

Sot (premte) në Stamboll, është hedhur shorti i Conference League-s për fazën grupore të sezonit 2022/2023.
Një ditë më parë, Ballkani shkruajti historinë, duke u bërë skuadra e parë nga Kosova që kualifikohet në një kompeticion evropian.
Skuadra nga Theranda mposhti Shkupin me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa rezultati i përgjithshëm ishte 3:1 për Ballkanin.
Ekipet e kualifikuara në fazën e grupeve kanë mësuar kundërshtarët e tyre të ndara në tetë grupe.
Ballkani përfundoi në Grupin G me Slavia Praha-n, CFR 1907 CLUJ e Sivasspor.
Therandasit kanë një grup mjaft të vështirë, por sipas performancave të fundit, kanë mundësi shumë të mirë për të kaluar edhe grupet.
Grupi A: Istanbul Basaksehir, ACF Fiorentina, Heart of Midlothian, HFS
Grupi B: West Ham, Football Club FCSB, RSC Anderlecht, Silkeborg
Grupi C: Villareal, Hapoel Beer-Sheeva, Austria Wienna, KKS Lech Pozna
Grupi D: FK Partizan, FC Koln, OGC Nice, Slovacko
Grupi E: Az Alkmaar, Apollon Limassol, FC Vaduz, Dnipro-1
Grupi F: Gent, Molde FK, Shamrock Rovers FC, Djurgardens
Grupi G: SK Sllavia Praha, CFR 1907 CLUJ, Sivasspor, Ballkani
Grupi H: FC Basel, SK Slovan Bratislava, FC Zalgris Vinius, Pyunik
Kujtojmë se edicioni i parë i Conference League u mbajt sezonin e kaluar, ku finalja u mbajt në Tiranë, dhe fitues u shpallën Roma.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com