Sport

Hidhet shorti i ndeshjeve për “Ligën Unike”


Është hedhur shorti për çerek dhe gjysmëfinalet e Ligës Unike, ku do ketë ndeshje shumë interesante.

Skuadrat e nominura nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) janë Teuta, Goga Basket, Vllaznia dhe Tirana, kurse nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) janë zgjedhur Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli, Peja dhe Rahoveci.

Sipas shortit të hedhur, në çerekfinale do të ndeshen Vllaznia nga Shkodra me KB Pejën, kurse do të kemi edhe derbi mes dy skuadrave kosovare, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, të cilat po ashtu u ndeshën edhe në finalen e “Final 8”, ku përfundoi me fitoren e Prishtinës.

Përveç derbit kosovar, do ketë edhe një shqiptar ku do ballafaqohen Goga Basket përballë Tiranës, dhe ndeshja e fundit për çerekfinale do jetë mes Rahovecit dhe Teutës.

Në gjysmëfinale do të përballen fituesi i Vllaznimit dhe Pejës me fituesin e ndeshjes Rahoveci- Teuta.

Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër do ndeshet fituesi i Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit me fituesin e Goga Basket- Tirana.

Liga Unike po ashtu informoi datën e kohën e çerek dhe gjysmëfinaleve të kësaj gare.

“Garat do të zhvillohen në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës”.

E martë

16:00 Vllaznia-Peja

19:00 Rahoveci-Teuta

E mërkurë

16:00 Goga Basket-Tirana

19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Gjysmëfinalet dhe finalet

13 Prill

16:00 Gjysmëfinalja e parë

19:00 Gjysmëfinalja e dytë

14 Prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja e madhe

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore