Grupi militant libanez Hezbollah ka goditur Izraelin verior në një sulm me dron në përgjigje të atyre që i quajti “sulme dhe atentate” të kryera nga Izraeli në disa fshatra në Libanin jugor. Ushtria izraelite thotë se sulmi plagosi dy ushtarë dhe ndezi një zjarr.
Dhuna erdhi mes frikës së një lufte gjithëpërfshirëse pas vrasjes së një komandanti të lartë të Hezbollahut në Liban dhe udhëheqësit politik të Hamasit në Iran, raporton The Guardian.
Sulmi i Hezbollahut duket më shumë në përputhje me përleshjet e vazhdueshme kufitare, sesa si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj vrasjeve politike.
Ushtria izraelite tha se shërbimet zjarrfikëse po punonin për të shuar zjarrin që u ndez si rezultat i sulmit në Ayelet HaShahar në Galilenë e sipërme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com