Lajme

Hetimi për rrjetin e Matteo Messina Denaro-s: Tre gra plot mistere dhe heshtja e mbesës së tij


Prej disa ditësh, kamerat jashtë ambienteve që ai menaxhon në periferi të Campobello po shikojnë mbi të gjitha për të mbajtur larg gazetarët.

Telefoni bie për një kohë të gjatë, por askush nuk përgjigjet.

Megjithatë, SUV-ja me motor të fuqishëm është e parkuar pikërisht përpara derës së bardhë.

Në anën tjetër fshihet një nga dy femrat misterioze që dyshohet se kanë pasur një lidhje me Matteo Messina Denaro teksa ishte në arrati në apartamentin në vico San Vito.

Në skenë është edhe një bukuroshe rreth të 60-ave, e ndarë dhe nënë e një vajze, që sigurisht nuk kalon pa u vënë re në fshat, mbi të gjitha për elegancën dhe standardin e saj të jetesës.

Nuk janë vetëm thashetheme.

Të mërkurën e kaluar ajo u thirr nga karabinierët e njësisë hetimore Trapani dhe u dëgjua, pikërisht për të dhënë shpjegime mbi marrëdhënien reale apo të supozuar me bosin.

Por ajo e mohoi kategorikisht. “Nuk kam pasur kurrë asnjë lidhje”.

Dhe kur oficeri e pyeti për makinën teksa nuk ka shumë njerëz në Campobello, ajo u përgjigj shkurt: “Unë jam një sipërmarrëse, e gjitha është rezultat i punës sime”.

Të nesërmen u dëgjua një grua tjetër në të njëjtën moshë. Por përgjigja ishte e ndryshme. “Po, kam pasur një lidhje me atë njeri. Kishte më shumë se dy vjet që vazhdonte, por nuk e dija se ishte Messina Denaro”.

Edhe pse është folur ditët e fundit, asnjëra nga dy femrat nuk është paraqitur spontanisht, por janë thirrur.

Është bërë procesverbali i deklaratave të tyre, edhe pse nuk janë duke u hetuar. Nga ana tjetër, karabinierët nuk e kanë parë të udhës që të paktën në këtë moment të kontrollojnë banesat e tyre.

Në vend të kësaj, në fshatin Aspra në Bagheria, banon Maria Mesi, e dashura historike e Matteo Messina Denaro.

Mesi dhe vëllai i saj Francesco në vitin 1997 u hetuan dhe më pas u dënuan, sepse i kishin dhënë strehim dhe mbulim komoditeti bosit.

Roli i saj duket të jetë konstant në jetën e Matteo Messina Denaro, në fshehje dhe ndoshta edhe në gjyqin e tij të ardhshëm.

Kurse lidhja me vajzën e tij Lorenza Alagna është e diskutueshme.

Ajo e ka parë jetën e saj të kthyer përmbys nga një baba kaq i rëndë. Por ka thënë se: “Nuk e kam mohuar kurrë babanë dhe nuk kam thënë asnjëherë që nuk do të shkoj ta shoh në burg”.

Së fundi është Lorenza Guttadauro, mbesa 44-vjeçare e zgjedhur si avokate.

Për momentin ajo po e mbështet: bosi nuk u lidh me video në dy gjyqet e para pas kapjes së tij, në Caltanisseta dhe Palermo, dhe as ajo nuk u shfaq.

Mbesa është trajnuar në studion e një prej avokateve më të mira penale siciliane, Rosalba Di Gregorio, por nuk përjashtohet fakti që ai të dëshirojë të zgjerojë ekipin e tij mbrojtës rreth saj.

Në çdo rast, Guttadauro, pavarësisht se është familjare e Messina Denaro, do të mund ta takojë atë në burg, duke anashkaluar ndalesat e rrepta.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore