
Një organ kërkimor britanik, ka dalë në përfundimin se vrasja e palestinezit, Ahmad Erekat, ishte një ekzekutim nga forcat izraelite.
Erkat u qëllua vitin e kaluar nga rojet kufitare, pasi ai u përplas me makinë me njërin prej tyre.
Policia në Izrael, pretendoi se ky ishte një sulm terrorist dhe që ishin vetëmbrojtur duke e sulmuar Erkati-n me armë.
Sidoqoftë, organi kërkimor i cili rindërtoi skenën, arriti në përfundimin që përplasja me makinë kishte qenë një aksident.
Sipas raportit, trupi i Erkat-it ishte qëlluar me gjashtë plumba dhe forcat izraelite nuk i kishin ofruar ndihmë mjekësore, duke e lënë atë në tokë për 30 minuta.
Ky hetim është mbështetur dhe nga organizata palestineze e të drejtave të njeriut, AL-Haq.
Policia izraelite i është kundërpërgjigjur raportit duke thënë se Erekat kreu “një sulm të qëllimshëm”.
Karvani i vdekjes së Erkan-it
Human Rights watch, një organizatë që kryen hulumtime mbi të drejtat e njeriut, ishte shprehur se trupi i palestinezit, ishte mbajtur pa të drejtë për dhjetë javë nga forcat izraelite.
Babai i tij iu drejtua Gjykatës së Lartë të Drejtësisë, për të detyruar Izraelin që “të lëshojë trupin e djalit, për të kryer procedurat e varrimit”.
Familja e Erekat-it ka mohuar që ai kishte ndërmend të kryente një sulm terrorist. Ata sugjeruan se ishte një aksident që ndodhi përshkak të nxitimit për të marrë motrën e tij përpara dasmës së saj.
Trupat e mbi 50 palestinezëve të vrarë, aktualisht po mbahen nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Kjo e dhënë vjen nga organizata izraelite të të drejtave të njeriut, B’Tselem.
Në vitin 2019, Gjykata e Lartë Izraelite vendosi që IDF-ja mund të mbajë në arrest trupat e terroristëve të dyshuar.
Albanianpost.com