Sport

Hetimet për Superkupën: Pas Rubiales e pëson edhe pasardhësi i tij Pedro Rocha


Pedro Rocha - Luis Rubiales

Ndërsa Luis Rubiales përballet me akuza për ngacmim kundër Jenni Hermoso dhe për korrupsion, keqmenaxhimi dhe pastrim parash për rastin e Superkupës në Arabinë Saudite, pasardhësi i tij i përkohshëm, Pedro Rocha gjithashtu është regjistruar në regjistrin e të dyshuarve për krimet e fundit.

Rocha, kandidati i vetëm për president të Federatës Spanjolle të Futbollit, ka shkuar në gjykatën 4 të Majadahonda, ku ai u njoftua për ndryshimin e pozitës së tij nga dëshmitar në i dyshuar.

Hetimet fokusohen në kontratat e nënshkruara nga Federata e Futbollit në periudhën 2018-2023, periudhë në të cilën Rocha ishte nënkryetar, pas Rubiales.

Në deklaratën e tij, Rocha siguroi se kishte mësuar nga shtypi për pjesëmarrjen e Gerard Pique, llogaritë bankare të të cilit janë nën analizë të kujdesshme nga hetuesit, në kontratën e Arabisë Saudite.

Megjithatë, ai nuk sqaroi pse federata e futbollit përdori konsulentë të jashtëm, kur tashmë kishte të tjerë në listën e pagave.

Sipas asaj që raporton “Marca”, në orët në vijim Gjykata Administrative e Sportit duhet të ndjekë letrën e dërguar nga Këshilli i Lartë i Sportit, pas ankesës së Miguel Galan për përjashtimin e Rocha-s nga gara për postin e presidentit të federatës së futbollit, duke krijuar kështu një vakum pushteti derisa të gjendet një kandidat i aftë.

Një skualifikim nga gjykata, në fakt, do ta bënte kandidaturën e Rocha-s të papranueshme.

Zgjedhjet për të gjetur një president të ri për të zëvendësuar Rubiales-in do të zhvillohen më 6 maj.

Dorëheqja e Luis Rubiales, federata spanjolle cakton datën e zgjedhjeve presidenciale

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore