Lajme

Helmi i merimangës – “ilaçi” për sëmundjet e zemrës


Shkencëtarët në Australi kanë bërë një studim rreth helmit të merimangës. Ata kanë analizuar një shtëpi, e cila është e mbushur me krijesa helmuese.

Ata synojnë se në të ardhmen helmi i merimangës do të ndihmojë kundër atakut kardiak.

Merimangat përdorin helmin për të vrarë gjahun. Studiuesit në universitetin e Queensland, Victor Chang, po punojnë mbi mundësinë që mund të ketë helmi i merimangës kundër sulmeve në zemër, madje mund të përmirësojë një transplantim të suksesshëm.

Studimi u botua së fundmi në revistën “Circulation”.

“Kjo jo vetëm që do të ndihmojë qindra mijëra njerëz që pësojnë sulm në zemër çdo vit në të gjithë botën, por gjithashtu mund të rrisë numrin dhe cilësinë e zemrave të dhuruesve, çka do t’u japë shpresë atyre që presin në listën e transplantit”, tha Peter Macdonald, një profesor në institutin e kërkimeve kardiake Victor Chang, i cili është një nga autorët e studimit.

Dhjetë minuta shtesë bëjnë ndryshim për dikë që mund të humbasë zemrën.

Merimangat nuk janë krijesat e vetme helmuese që studiohen për qëllime mjekësore. Një ilaç diagnostikues në zhvillim përdor helmin e fuqishëm të akrepit izraelit dhe një bojë infra të kuqe për të shëruar tumoret.

Droga ka kaluar nëpër teste sigurie dhe prova të hershme klinike për të parë tumoret e trurit te fëmijët.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, duke marrë rreth 17.9 milion jetë çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Më shumë se katër në pesë vdekje kardiovaskulare janë për shkak të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru, dhe një e treta e këtyre vdekjeve ndodhin në njerëz nën 70 vjeç, thotë OBSH.

Zbulimi australian bazohet në punën e mëparshme nga Glenn King, një profesor në Universitetin e Queensland, i cili identifikoi një proteinë të vogël në helmin e së njëjtës merimangë gyp-uji, që u tregua se përmirësonte dukshëm shërimin nga goditja në tru.

Pas një sulmi në zemër, rrjedha e gjakut në zemër zvogëlohet, duke rezultuar në mungesë të oksigjenit në muskulin e zemrës. Kjo bën që mjedisi qelizor të bëhet acid, duke shkaktuar një mesazh që qelizat e zemrës të vdesin.

“Pavarësisht dekadave të hulumtimit, askush nuk ka qenë në gjendje të zhvillojë një ilaç që ndalon këtë sinjal vdekjeje në qelizat e zemrës, e cila është një nga arsyet pse sëmundja e zemrës vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjes në botë”, tha Nathan Palpant, një nga bashkautorët e studimit, i cili është gjithashtu nga Universiteti i Queensland.

Marrë dhe përshtatur nga CNN për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore