Lajme

Rrjeti francez hekurudhor në shënjestër të ‘akteve dashakeqe’ para ceremonisë olimpike


Disa orë përpara ceremonisë së hapjes për Lojërat Olimpike të Parisit, kompania franceze hekurudhore SNCF thotë se rrjeti i saj i shpejtësisë së lartë është vënë në shënjestër të “akteve dashakeqe” që synojnë paralizimin e sistemit.

SNCF thotë se ka qenë viktimë e një “sulmi masiv që synonte paralizimin e rrjetit”.

Disa linja me shpejtësi të lartë janë goditur në perëndim, veri dhe lindje të Parisit dhe janë krijuar radhë në stacionin Gare Montparnasse, i cili shërben për destinacionet në perëndim të kryeqytetit.

Zjarret filluan në tre pika në linjat TGV që shkojnë në perëndim, veri dhe lindje të Parisit.

Një sulm i katërt me zjarrvënie në linjën që shkonte në jug drejt Lionit dhe Mesdheut u dështua.

Rezultati është se trenat TGV po devijohen në linja të tjera, duke çuar në vonesa deri në dy orë dhe disa anulime.

Kryeministri francez Gabriel Attal thotë se “aktet e sabotimit” janë kryer në një “mënyrë të përgatitur dhe të koordinuar në instalimet e SNCF”.

Në një postim në X, kryeministri thotë se ndikimi në rrjetin hekurudhor është “masive dhe serioz” dhe shpreh mirënjohjen e tij për zjarrfikësit në vendngjarje.

Ai thotë se po mendon për të gjithë francezët që po përgatiteshin të shkonin me pushime dhe ndan zemërimin e tyre, duke shtuar se i falënderon për durimin.

Ndërkaq Paris 2024, organizatori i Lojërave Olimpike të këtij viti, thotë se po “vlerëson situatën” pas vandalizmit në rrjetin hekurudhor të shpejtësisë së lartë të Francës.

Paris 2024 ka marrë parasysh incidentet që prekin linjat e Atlantikut, Veriut dhe Lindjes së rrjetit hekurudhor SNCF.

“Ne po punojmë ngushtë me partnerin tonë, operatorin hekurudhor SNCF, për të vlerësuar situatën”, thuhet në një deklaratë.

Ministri i Transportit Patrice Vergriete ka dënuar ashpër “aktet kriminale” që ai tha se do të ndikonin në planet e pushimeve të njerëzve.

Një numër trenash janë anuluar dhe SNCF ka paralajmëruar se situata mund të zgjasë “të paktën gjatë gjithë fundjavës derisa të kryhen riparimet”.

Ministrja e Sportit, Amélie Oudéa-Castéra i përshkroi sulmet si “të tmerrshme”, duke shtuar se ndikimi në publik dhe atletët olimpikë po vlerësohej aktualisht.

Më shumë se 300 mijë spektatorë priten në zemër të Parisit të premten për një ceremoni hapëse që do të shohë mijëra atletë olimpikë duke lundruar përgjatë lumit Senë.

Një burim pranë hetimit i tha agjencisë së lajmeve AFP se sulmi përfshinte akte “sabotimi”.

Edhe pse askush nuk e ka pranuar se ka shënjestruar rrjetin me shpejtësi të lartë, në mënyrë të pashmangshme do të ketë shqetësime se ai përfshin akte vandalizmi në dukje të koordinuara.

Disa shërbime me shpejtësi të lartë janë devijuar në linja të tjera, duke shkaktuar një efekt negativ në shërbime të tjera.

Pas kësaj goditje është e vështirë të mos shihet një lidhje me Lojërat Olimpike.

Kjo do të ishte gjithmonë një ditë shumë e ngarkuar në stacionet e Parisit, me vizitorët që vinin për ceremoninë e hapjes në një drejtim, dhe në tjetrin shumë parizianë që largoheshin në fillim të pushimeve të tyre verore.

Lajm në përditësim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore