Lajme

Hekuran Murati ndjenë kënaqësi kur ulë paga, thotë ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës


Hekuran Murati, minister

Uljen e vlerës së koeficientit nga 120 euro në 105 me Ligjin e Ri për Paga, Berat Rukiqi, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, e ka kritikuar duke thënë se ministri i Financave Hekuran Murati përmbushet me emocione pozitive sa herë ulë pagat e personave të tjerë.

“Ka një vetëkënaqësi në këtë Qeveri, sidomos te Ministri i Financave, kur godet të gjithë ata, që në mendjen e tij duken të pasur, ose ata që i konsiderojnë që po paguhen shumë. Nuk kanë mundësi, por me qejf do ta bënin, qe t’i ulnin edhe pagat e atyre qe nuk janë zyrtarë publikë”, shkroi Rukiqi.

Ai ka kundërshtuar edhe politikat tjera qeveritar, të cilat i quajti politika të “bonave”.

“50 dhe 100 euro (kaq është politika e tyre ekonomike), ka vendosur që të luftojë me çdo mjet, edhe pak profesionalizëm qe ka mbetur në sektorin publik”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Berat Rukiqi

Rukiqi thotë se gjysma e të keqes do të ishte sikur tash profesionistët që do ikin nga sektori publik për shkak të pagave të vogla do ndaleshin në atë privat, por beson se ata i pret një skenar krejt tjetër.

“Ky do te duhej te ishte lajm i mirë për sektorin privat, nëse këta profesionistë, do të bëheshin pjesë e tij. Por gjasat janë që të njëjtit të ikin nga ky vend. Receta për katastrofë ekonomike, nuk mund të jetë ndryshe”.

Barazi në varfëri, Qeveria e ulë vlerën e koeficientit të pagave për rreth 80 mijë vetave

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore