
Trashëgimia etnike dhe kulturore, jo domosdoshmërisht korrelojnë përputhshmërisht me parashikimin e një sjelljeje individuale në kohë.
Identiteti, nuk është fat dhe në rrjetën e rrjedhës së historisë, mund të bien pre të gjithë.
Vital Hasson, kishte lindur në Selanik dhe ishte djalë i një familjeje të mirëarsimuar hebree, prej të cilës kishin dalë gazetarë, mjekë, mësues, madje edhe liderë politikë.
Pavarësisht kësaj, nuk qe e thënë që Hasson të ndiqte gjurmët e tyre.
I intoksikuar prej një regjimi populist të shpërbërë nga vetë dhuna e tij, premtimet boshe dhe urrejtja, Hasson-i e përmbushi profecinë e vet fatalisht, pasi u kallëzua nga vetë familja e tij.
Pas Luftës së Dytë Botërore, ai u kthye në të vetmin hebree (ndoshta) në botë, i cili do të ekzekutohej nga një shtet – Greqia – për bashkëpunim me pushtuesit nazistë.
Familja e tij kishte ardhur nga hebrenjtë e përzënë prej gadushillit Iberik në shekullin e XV-ë.
Për pesë shekuj, kjo etni thirri atdhe perandorinë otomane, Evropën Juglindore dhe Selanikun. Një pjesë e tyre jo e vogël, ishin të vendosur edhe në territorin shqiptar.
Që prej shekullit të XV-ë ata flisnin një dialekt judeo-spanjoll, i cili njihej si Ladino.
Përpara fillimshekullit të XIX-ë, hebrenjtë e Selanikut nuk kishin pasur ndonjë pozitë dhe prej kujtimeve të kohës, përcaktoheshin edhe si shtresë “e parëndësishme”.
Do të ishte stërgjyshi i Hasson-it, ai i cili do të hidhte themelet për të kthyer shtresën hebree në elitë, kur në fund të shekullit të shekullit të XIX-ë, rreth viteve 1870-1890, themeloi një gazetë në gjuhën Ladino, ku flitej pikërisht mbi komunitetin hebre në Evropën Juglindore.
Duke kaluar në etapa të ndryshme historike, prej rajonit otoman, familjen e Hasson-it e kapi pjesa veriore e Greqisë dhe u angazhuan në atë komunitet.
Deri në vitet e luftës, Vital Hasson ishte qartësisht askushi.
Mirëpo, epoka e ashpër e luftës, e bëri atë dikushin, edhe pse jo siç ndoshta mund ta kishte imagjinuar ai vetë.
Në prill të vitit 1941, ai u bë shefi Policisë hebree në Selanik, në rrethana shumë të dyshimta.
Pozicioni i dha atij pozitë me 200 njerëz nën vete.
Kështu do të kalonte pak kohë, deri kur në maj 1943, ai do të kalonte territorin e Greqisë të mësyrë nga gjermanët për në Greqinë e uzurpuar nga italianët.
Detyra e tij aty, ishte e posaçme: të identifikonte hebrenjtë që kërkonin t’i iknin nazistëve.
Përpjekjet e tij nuk dhanë rezultate të larta, por qartësisht tregonin se ai donte doemos t’i kënaqte ata të cilët ishin në pushtet.
Më pas, nazistët krijuan edhe një lagje me rreth 2 mijë hebrenj, përfshi fëmijë dhe gra, të cilët u vendosën në 593 dhoma.
Krimi dhe sëmundjet ishin në lulëzim aty.
Gjithë lagjen e drejtonte një oficer gjerman 23-vjeçar i forcave SS, por pozitë kishte fituar edhe Hasson-i.
Sipas dëshmive të kohës, ai lëvizte me një karrocë me kalë dhe i detyronte sojin e tij të fshinin rrugët.
Me çizmet e nazistëve veshur, ai shkelmonte dyert e familjeve hebree dhe vetë njerëzit.
Të burgosurve, u vidhte të mirat materiale. Nuk kishte bizhuteri që mbetej në çantat e grave të lagjes, për shkak të tij.
Hasson-i, ishte kthyer në një “luan që kishte dalë nga kafazi”.
Nga marsi në gusht 1943, nazistët e zbrazën Selanikun nga hebrenjtë.
19 trena do të shkonin drejt Auschwitz-it dhe Bergen-Belsenit, dy kampet naziste të përqendrimit, ndër më të egrat. Rreth 50 mijë hebrenj ishin zhvendosur nga Greqia.
Thuajse të gjithë ata të cilët u transportuan, përfunduar në dhomat e gazit dhe gjetën vdekjen makabre.
Vetë familja e Hasson-it, ishte pjesë e kësaj tragjedie. Babai i tij, e ç’njohu të birin, përpara se të hipte në trenin e fundit, teksa Vitali mbeti në Selanik.

Mirëpo, pas atij gushti, të gjithë hebrenjtë e mbijetuar e njohën atë, përfshi ata të cilët ishin fshehur në Shqipëri, Itali apo Egjipt.
Greqia u çlirua në vitin 1944 dhe britanikët e kapën Vitali Hasson-in, për ta kthyer atë pas në Greqi, për gjykim.
Në verën e vitit 1946, sytë ishin kthyer për nga ai dhe vendimi, ishte fatal: Dënim me vdekje.
Ai, i cili çoi sojin e tij me duart e veta në dhomat e gazit, gjeti fundit, duke u ekzekutuar, si bashkëpunëtor i afërt nazist.
Sot e kësaj dite, asnjë fotografi e tija nuk gjendet…
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti me përkrahje të përzemërt për kryetarin e Leposaviqit: E falënderoj për qëndresën e tij shembullore
-
Suedia ka përmbushur detyrimet për anëtarësimin në NATO, thotë Stoltenberg
-
Kryetari i Zubin Potokut për “The Guardian”: Nuk ishte qëllimi im të bëhesha i famshëm
-
Qindra shqiptarë janë riatdhesuar nga MB-ja, sipas ministrit britanik
Lajmet kryesore
-
Shefi i KFOR kritikon Kurtin: Prej dy vitesh vetëm hapa pas, boll më me veprime të njëanshme
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Hakan Fidan – Top diplomati i ri turk i lidhur me Shqipërinë dhe ish-shef i spiunazhit, që rregulloi raportet me Izraelit
-
Kurti me përkrahje të përzemërt për kryetarin e Leposaviqit: E falënderoj për qëndresën e tij shembullore