Përballje

Heat dhe Nuggets triumfojnë përballë GSW e LA Clippers


Derbit në NBA, Mes Miami Heat e Golden State Warrios dhe mes Denver Nuggets e Los Angeles Clippers shkuan me dramë deri në fund ku nuk dihej fituesi deri në sekondat e fundit.

Miami Heat arritën fitoren përballë GSW me rezultat 116:109.

Ndeshja ishte e barazpeshuar në pjesën e parë, dhe kjo nuk ndryshoi deri në çerekun e katërt ku Heat morrën një avantazh më të lartë.

Debutimi i Victor Oladipo te Miami Heat nuk ishte aq special sa pritej, sepse Oladipo pati statistika të dobëta me vetëm 6 pikë e 5 asistime.

Heat në këtë fitore kishin gjashtë lojtar me pikë dyshifrore, por më të dalluarit ishin Jimmy Butler me 22 pikë e 8 asistime, Duncan Robinson me 21 pikë dhe Tyler Herro me 20 pikë.

Ndërsa në anën tjetër, GSW kishin vetëm tre lojtarë me pikë dyshifrore ku më të mirët ishin Stephen Curry me 36 pikë e 11 kërcime, Andrew Wiggins me 23 pikë e 8 kërcime dhe Draymond Green me 16 pikë, 10 kërcime e 8 asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=LySp44isVag&ab_channel=MLGHighlights

Dueli mes Denver Nuggets dhe Los Angeles Clippers përfundoi me rezultat të ngushtë 101:94.

Transferimi i Aaron Gordon po i ndihmon shumë ekipit të Nuggets, pasi ai po kalon performanca mjaft të mira në Denver.

Më të mirët te ekipi i Nuggets ishin Jamal Murray me 23 pikë e 8 asistime, Michael Porter Jr me 20 pikë dhe Nikola Jokic me 14 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.

Ndërsa te Clippers më të dalluarit ishin Kawhi Leonard me 24 pikë e 12 kërcime dhe Paul George me 17 pikë, 8 kërcime e 5 asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=FqzH-8kOz5s&ab_channel=MLGHighlights

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore