Haxhiu: Opozita e konsideron Gjykatën Kushtetuese si aleate

SHFLETO

Albulena Haxhiu

 

Armat Matoshi
03.01.2024 12:08
Loading Icons...

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke akuzuar opozitën dhe sistemin e drejtësisë si kundërshtare të reformave në sistemin e drejtësisë, ka thënë se partitë opozitare e konsiderojnë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës si aleate dhe e shohin si shpëtim për mosjetësimin e reformave.

“Opozita e konsideron Gjykatën Kushtetuese si një aleat. Dhe jam kundërshtuar shumë me këtë deklaratë, sidomos nga opozita, por jo vetëm. Është goxha interesante se si opozita e sheh si shpëtim Gjykatën Kushtetuese për mosjetësim të reformave”, ka deklaruar ministrja Haxhiu.

Në një intervistë për agjencinë kosovare të lajmeve “Kosova Press” të mërkurën, ajo ka udhëzuar partitë opozitare të propozojnë amandamente, por jo t’i dërgojnë ligjet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, derisa ka shtuar se reformat s’e kanë mbështetjen as të Këshillit Prokurorial (KPK).

Ndërkohë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë kontestuar nga ekzekutivi kosovar nën pretekstin se partitë opozitare po tentojnë të paralizojnë “punën e mirë” të Qeverisë së Kosovës, duke minuar reformat, të cilat, sipas tyre, janë në interes të popullit të Kosovës.

Ministrja Haxhiu ka përsëritur se është e rëndësishme që Kodi Civil të kalojë në Kuvendin e Kosovës këtë vit, përderisa është përmendur si një ndër çështjet kryesore në raportin e ekspertëve të Këshillit të Evropës (KiE) për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Qeveria provoi që përmes ligjit të ndërhynte në lirinë e tregut me arbitraritet – Vendimi i Kushtetueses i shpjeguar në detaje