Përballje

Hattrick-u i Diaby-t i mundëson fitoren Leverkusen-it, Dortmund fiton me vështirësi


Ndeshjet e së shtunës në Bundesligë ishin interesante dhe me shumë gola.

Hoffenheim – Borussia Dortmund

Dueli mes Hoffenheim dhe Borussia Dortmund përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 2:3.

Ndeshja ishte e dominuar nga Hoffenheim, por ata nuk i shfrytëzuan si Dortmund rastet e pakta që kishin.

Ndeshja filloi shumë mirë për Dortmund, pasi Erling Haaland gjeti golin në miuntën e gjashtë.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Andrej Kramaric shënoi golin e barazimit në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë, në minutën e 58-të, Dortmund gjeti golin e epërsisë me anë të Marco Reus.

Në minutën e 66-të, David Raum i Hoffenheim shënoi në portën e gabuar, për t’i dhënë epërsinë prej dy golash Dortmund-it.

Pas vetëm 11 minutash, Georginio Rutter shënoi golin e dytë për Hoffenheim, por kjo nuk mjaftoi për të gjetur barazimin përballë Dortmund.

Bayer Leverkusen – Augsburg

Bayer Leverkusen ka mposhtur Augsburgun me rezultat të thellë 5:1.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Leverkusen të cilët shënuan dy gola në pjesë të parë.

Golin e parë e shënoi Karim Bellarabi në minutën e nëntë.

Për të dyfishuar rezultatin u përkujdes francezi Moussa Diaby, i cili shënoi në minutën 24-të.

Në pjesën e dytë, në minutën e 62-të, Arne Maier shënoi për të ngushtuar epërsinë, por kjo duket se i zemëroi ekipin e Leverkusen.

Për të kompletuar Hattrick-un, Diaby shënoi edhe dy gola të njëpasnjëshëm, në minutën e 65-të dhe 68-të.

Për golin e fundit të ndeshjes u përkujdes Lucas Alario i cili shënoi në minutën e 81-të.

Ndeshjet e tjera të luajtura deri më tani në Bundesligë kanë përfunduar kështu:

Borussia Monchengladbach – Union Berlin 1:2

Freiburg – Stuttgart 2:0

Kujtojmë se edhe ndeshja e fundit e së shtunës në Bundesligë mes Bochum dhe Koln do të fillojë në ora 18:30.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore