Hasani bisedë telefonike me homologun ukrainas: Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë

SHFLETO
Rajmonda Basha
10.09.2024 20:22
Loading Icons...

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përmes një postimi në platformën “X” bën me dije se ka pasur një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Andrii Sybiha.

“I shpreha urimet më të përzemërta dhe mbështetjen time të plotë, në detyrën e tij të re gjatë këtyre kohërave sfiduese. Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.