Futbollisti i Liverpool-it, Harvey Elliott, pritet të mungojë një kohë të gjatë në fushë, pasi që ka pësuar një dëmtim të tmerrshëm në ndeshjen ndaj Leeds United, të cilën “the reds” e fituan me rezultat 0:3.
Talenti 18-vjeçar mbeti i shtrirë në fushë, pas një ndërhyrje të ashpër nga futbollisti i Leeds, Pascal Struijk, i cili më pas u ndëshkua me karton të kuq.
Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp ishte i zemëruar me lëndimin e futbollistit të tij, teksa tha se të gjithë u ndien të tronditur në atë moment.
“Elliott pësoi një dëmtim të tmerrshëm. Duhet të luajmë pa të në vazhdim të kampionatit, por do ta presim sepse është një lojtar i talentuar”, tha fillimisht Jurgen Klopp.
“Unë e pashë situatën, e pashë që këmba e tij nuk ishte në vendin e duhur. Për atë arsye të gjithë u tronditëm”, shtoi më tutje Klopp.
We'll be with you all the way, Harvey❤️ pic.twitter.com/QpasWKqidm
— Liverpool FC (@LFC) September 13, 2021
Gjithashtu edhe kapiteni i Liverpool-it, Virgil Van Dijk, tha se lëndimi i bashkëlojtarit të tij ishte i tmerrshëm, të cilin e përjetuan rëndë të gjithë.
“Në momentin që e pamë Elliot të shtrirë në fushë, për ne nuk ishte më i rëndësishëm rezultati. Shpresojmë që të shërohet sa më shpejt dhe të rikthehet”, tha Van Dijk në konferencën pas ndeshjes.
Kujtojmë që Elliott u transferua në Liverpool kur ishte vetëm 15 vjeç, pasi që ai ishte pjesë e akademisë se ekipit të Fulham.
Për të siguruar shërbimet e tij, Liverpool pagoi shumën e 1.7 milionë eurove.
https://www.youtube.com/watch?v=rj9fu3v04qk&ab_channel=CeritaDeni
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke