Lajme

Haradinaj për vizitën në SHBA: Shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës


Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas përfundimit të takimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se është takuar me akterë të ndryshëm politikë, të sigursië dhe ekonomisë.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Në takime shpreha mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen që vjen nga Amerika, veçanërisht iniciativat për Kosovën në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, kreu i AAK-së shtoi se ka ripërsëritur qëndrimin e tij për rolin e Amerikës në Kosovë.

“Riafirmova qëndrimin tonë për rolin amerikan në Kosovë e Ballkan, sidomos në fushën e sigurisë dhe atë ekonomike. Në kushtet e agresionit rus në Ukrainë, bashkërendimi me aleatët është më i domosdoshëm se asnjëherë”.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në SHBA.

Ndër të tjera, bëri të ditur se është takuar edhe me ambasadorin John Richmond.

“Kënaqësi të takoj Ambasadorin John Richmond dhe zonjën e tij Linda, Van Yong nga National Prayer Breakfast, Anne Basham nga “Ascend”, pastorin Andreë Brunson dhe zonjën e tij Norine, Agron Dedivanaj dhe Vilson Sinishtaj nga organizata “Malësia e Madhe”, e miq të tjerë. Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë, që asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat më të cilat ballafaqohet”.

Me 6 maj, Haradinaj kishte nisur vizitën e tij në SHBA, ndërsa fillimisht kishte vizituar organizatën “Vatra”, të quajtur organizatë Pan-Shqiptare të Amerikës.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në SHBA.

“Biseduam së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë dhe rajon si dhe për rolin e rëndësishëm që ka diaspora, veçanërisht lobi shqiptaro-amerikan”, kishte treguar ai.

Haradinaj, ka takuar diplomatin e njohur amerikan, ambasadorin Frank Wisner, të cilit dhe i ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e tij në pavarësimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore