
Aktualisht me Qeverinë e Kosovës udhëheq Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, por Ramush Haradinaj i ka filluar planet për një ekzekutiv të ri.
Nga Amerika, ku po qëndron në vizitë, ai madje përcaktoi edhe cila do të duhet të jetë puna e parë dhe vendimi i parë i qeverisë së re.
“Në ditën e parë të punës (Qeveria e re), në takimin e parë, vendimin e parë ta marrë për ta rritur koeficientin e pagave, që përjetë të respektohen zyrtarët në sektorin publik”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Siç u publikua vendimi qeveritar këtë të mërkurë, vlera e koeficientit për pagat e rreth 83 mijë punonjësve është ulur nga 120 euro në 105. Gjithsesi, për disa sektorë është shtuar numri i koeficientit dhe përafërsisht marrin paga të njëjta. Por, siç kishin deklaruar sindikatat më parë, ata prisnin rritje të vlerës së koeficientit.
Problem ishte edhe mos-tregimi i kësaj vlere deri ditën e sotme, përkundër se ligji kishte kaluar prej kohsh, prandaj Haradinaj thotë se “fshehja e deritashme e koeficientit kishte për qëllim t’i zë në befasi të pakënaqurit me këtë vendim”.
“Krejt ky veprim i qeverisë, në mënyrë që të sabotojë mundësinë për sfidimin dhe shfrytëzimin e proceseve dhe mekanizmave ligjorë kundër këtij ligji i cili nëpunësit dhe profesionistët shtetërorë i trajton si ‘armiqësorë’, i anatemon”.
E gjitha u bë, sipas Haradinajt, me qëllimin që “t’i fusë në debate dhe përplasje edhe përfaqësuesit e ndryshëm sektorialë, duke bërë rritje të kamufluara për disa sektorë, nivele dhe pozita, përderisa shumicës ia konfirmon ato paga që i kishin tashmë”.
Njëjtë e rëndë si ulja e vlerës së koeficientit, Haradinaj thotë se është terreni për keqkuptime që është krijuar, “ndaj kundërshtimeve opozitare të një vendimmarrjeje qeveritare arbitrare dhe përjashtuese”.
“Kjo qasje është fyese! Ky koeficient është alarmues dhe mashtrues”, përfundon statusi i tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shtetet e Bashkuara: Një orka do të kthehet në oqean pas më shumë se 50 vitesh robëri
-
Kurti përkujton 24 vjetorin e dëbimit të dhunshëm të banorëve të Prishtinës: Republika e Kosovës dhe populli i saj nuk harron asnjëherë dhe nuk falë askë!
-
BE-ja ka miratuar një ilaç danez për humbje peshe për adoleshentët
-
Joseph: Moszbatimi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi fitore e Rusisë dhe Kinës