Lajme

Haradinaj: E kam thirrur Policinë, por nuk e keni lejuar të vinë


Nasim Haradinaj

Prokurori Special i Gjykatës Speciale e ka pyetur Ish-nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, se pse nuk e ka thirrur Policinë por kanë ftuar konferencë për media duke e vënë dosjen në dispozicion të tyre, rrjedhimisht duke shpërnda atë.

Haradinaj ka thënë se ai ka thirrur Policinë e Kosovës.

“Kush ju ka thënë ju që unë se kam thirr Policinë? Unë e kam thirr Policinë, por nuk kanë ardhur”.

“Edhe dëshmitari i juaj- koordinatori kur i kam thënë se e kam thirrur Policinë, por më ka thënë se ata nuk guxojnë me ardh”.

Ndërsa PS ka thënë “ Po pse nuk e keni thirrur policinë e gjykatës”.

Haradinaj tha “Unë kamë thirrur zyrtarisht policinë” andaj ata kan mundur “të vinë së paku një orë para gazetarëve”.

Nasim Haradinaj

Tutje Haradinaj ka vazhduar ta jap dëshminë e tij edhe pas pauzës së kërkuar nga ana e gjyqtarit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Haradinaj përsëri në vazhdimësi ka përsëritur se ai asnjëherë s’ka publikuar qoftë edhe një faqe të  dokumentit, teksa u pyet nga prokurori se pse nuk ka tentuar që t’i redaktojë emrat e dëshmitarëve në dosjet që arritën në OVL-në e UÇK-së.

Ai tha se s’ka çfarë të redaktoj, pasi sipas tij, ai s’ka publikuar asgjë dhe s’ka dashur ta bëjë një gjë të tillë.

Ndërsa, në momentin kur prokurori e pyeti Haradinajn se “a doni të thoni që ju nuk keni dashur t’i redaktoni emrat”, ai iu drejtua atij që të mos e luaj rolin e budallait.

“Mos e luaj rolin e budallës, kinse nuk po e dinë se çfarë po flas. Ose kërkoj që të ndërrohen përkthyesit sepse nuk jeni duke e ditur se çfarë po flas”.

“Thashë, nuk kam pasur nevojë të merrem me redaktimin sepse nuk ka qenë qëllimi jem që t’i publikoj. Qëllimi jem ka qenë të dëshmojë se çfarë na ka ardhë. Ti mendo çka të duash, mendimi jem është ky”, ka deklaruar Haradinaj.

Tutje ai kërkoi dënim maksimal nëse në këto dosje, ka diçka që nuk është folur 3 deri në 4 vjet më përpara në opinion publik në Kosovë.

“Nëse ju thoni se ka dalë diçka që nuk është folur 3 deri në 4 vjet më përpara, më përjashtim të paketës tre, e cila është fol dy muaj më përpara, unë lypi dënimin maksimal, nëse s’është kështu siç po them”, ka thënë Haradinaj.

 

Gucati lëshon seancën gjyqësore, s’ndjehet mirë me shëndet

Ish Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, nuk është ndier mirë me shëndet, andaj avokati mbrojtës i tij ka kërkuar që ai të lëshoj seancën e sotme gjyqësore.

Hysni Gucati

“Në fillim të seancës sot, më është vënë në vëmendje gjendja e tij. Ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore”.

“Ai ka marrë ilaçe kundër dhimbjeve mbrëmë, e ka një takim me mjekun në orën 18:00 sot”, ka thënë avokati mbrojtës.

Tutje ai ka thënë se Gucati ka bërë përpjekje që të qëndronte në sallë tërë ditën.

“Por dhimbjet vazhduan dhe nuk është në gjendje të mirë fizike për të qenë i pranishëm. Nuk kam një diagnozë mjekësore, por besoj se do të kemi sonte”, është shprehur avokati i tij.

Avokati mbrojtës i Hysni Gucatit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore