Lajme

Haradinaj: Diskriminimi që Kurti u ka bërë komunave që s’i qeverisë partia e tij, s’ka ndodhur as në kohën e Rankoviç-it


Ramush Haradinaj

“Diskriminimi që u ka bërë Albin Kurti komunave që nuk janë nën qeverisjen e partisë së tij, nuk ka ndodhur as në kohën e [Aleksandër] Rankoviç-it”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Këto komente kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që në Kuvendi i Kosovës, aktualisht është duke votuar në lexim të dytë buxhetin për vitin 2024.

Në lidhje me këtë buxhet, partitë opozitare kanë shprehur kritikat e tyre, të cilat nuk janë marrë parasysh nga pushteti.

Madje, në ndarjet e mjeteve financiare që qeveria e ka paraparë për komunat, vërehet qartë diskriminimi që u është bërë atyre komunave që partia në pushtet, pra Lëvizja Vetëvendosje, nuk i ka në qeverisje, ndryshe nga ato që i ka.

“Në Kuvendin e Kosovës është nxjerrë për miratim Buxheti më skandaloz që ka pasë Kosova ndonjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas ish-kryeministrit, me këtë buxhet Albin Kurti  “i ka shpallë luftë të hapur qytetarëve të këtij vendi, duke ja u pakësu edhe bukën”.

“Kryeministër, tërhiqe këtë buxhet sa nuk je përballur me padëgjueshmëri qytetare!”, bëri thirrje ai.

Nëse nuk e tërheqë këtë buxhet, shtoi ai, “u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara, të të shpallin ‘nongrata’!”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore