
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka shpalosur kundërthënien e Kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit me atë çfarë proklamonte sa ishte opozitar.
Haradinaj e nxori një deklaratë të vitit 2015 të Lëvizjes Vetëvendosje, ku shkruhet se “Zyra e Rregullatorit deri më tani është sjellë si zyrë kontabiliteti e kompanisë private KEDS/KESCO”.
“Zyra e Rregullatorit do të duhej të mbronte interesin e qytetarëve duke mos i rritur çmimet”.
Ky qëndrim i vitit 2015 është në kontrast të plotë me vendimit më të fundit të Qeverisë së udhëhequr nga Kurti, ku Qeveria ndau edhe 75 milionë euro për subvencion të energjisë pas shtrenjtimit të energjisë elektrike.
“Qeveria e udhëhequr nga VV dhe Kurtia i aprovon ZRRE-së shtrenjtimin e rrymës dhe jep 75 milionë euro nga taksat e qytetarëve për subvencion të energjisë”, shkruhet në postim.
“Cilit Albin me i besu”, shtron pyetjen Daut Haradinaj, mes dy qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht asaj të vitit 2015 në opozitë, dhe kësaj të tanishmes në pozitë.
/Albanianpost.com-
Ambasada amerikane në Kosovë, ngrit flamurin në gjysmështizë për të nderuar viktimat e Teksasit
-
Muja, kundërshtar i pakompromis i tërheqjes së 30% të Trust-it: “Do ta kundërshtoj fuqishëm edhe në Kuvend”
-
Familjarët në zi për fëmijët e vrarë në shkollën e Texas-it
-
“Shqipëria mirëpret nga ajri dhe deti mysafirët e finales evropiane”