
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar me gjendjen e Kosovës të cilën e ka quajtur “të pashpresë”.
Sipas tij, çdo vendim është i orientuar kundër interesave të qytetarëve.
“Çdo vendim i qeverisë është orientuar kundër interesave të qytetarëve e shembulli më eklatant i kësaj është penalizmi i rreth 20 mijë mësimdhënësve duke mos u dhënë pagat. Aleanca është e shqetësuar me këtë gjendje të pashpresë e cila kërkon zgjidhje urgjente”.
Ai tutje ka sqaruar se takimi i AAK-së është mbajtur të martën për të gjetur zgjidhje.
“Në këtë frymë sot kishim një diskutim pune për dështimet e kësaj qeverie, dhe për zgjidhjet e duhura që të përfshihen në planin qeverisës të Aleancës, të cilin do ta diskutojmë nesër në Kryesinë e partisë”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, me anë të një statusi në llogarinë e saj në Facebook ka rikonfirmuar edhe një herë vendimin se paga për mësimdhënësit grevistë nuk do të ketë.
Qeveria e ka ndërmend të paguajë vetëm ata mësimdhënës që nuk iu bashkuan grevës.
Ajo më tej ka bërë të ditur se deri më tani janë realizuar vetëm pagat e të gjithë atyre të cilët nuk kanë participuar në grevën e organizuar nga ana e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.
Qeveria po bazohet në dy nene të Ligjit për Greva për ta arsyetuar mos pagesën e mësimdhënësve.
I pari është neni 18 ku flitet për “efektet e grevës së ligjshme” dhe në pikën 1 të këtij ligji thuhet se “gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës”, derisa është edhe neni 7, pika 1, ku është përmirësuar neni bazik 18 i ligjit, the ku togfjalëshit “Kontrata e Punës” i shtohet fjalia “duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar”.
Juristët e kanë interpretuar në forma të ndryshme këtë ligj. Disa thonë se ka bazë ligjore për të ndaluar pagat e të tjerë deklarojnë se këto dy nene nuk thonë që të ndalet paga dhe mos pagesa është e kundërligjshme.
Në një pjesë të opinionit publik, ndalja e pagave është interpretuar si tendencë e qeverisë për të frikësuar të pakënaqurit dhe shuar revoltat eventuale nga kjo pakënaqësi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Koeficienti i pagave shton varfërinë e qytetareve, duhej të ishte 132 euro” – ekonomistët për Ligjin e ri të Pagave
-
Vendimi i Apelit ndaj Gucatit e Haradinajt shpallet sot
-
Drejtori i RTK-së aktivist i Vetëvendosjes – kryetari i Bordit që e zgjodhi thotë që “nuk më bën përshtypje”
-
Krasniqi: Asociacioni të themelohet veç si pjesë e marrëveshjes finale, Kurti është peng i të kaluarës së tij
Lajmet kryesore
-
Linda Rama, distanca higjenike nga fuqia e së keqes dhe mungesa e ndërgjegjjes
-
Shqipëria vijon progresin në matjet e Indeksit të Demokracisë
-
Ukraina nuk mund ta rimarrë Krimenë së shpejti, thotë Pentagoni
-
“Koeficienti i pagave shton varfërinë e qytetareve, duhej të ishte 132 euro” – ekonomistët për Ligjin e ri të Pagave