Shqipëria

Hapet tenderi për nënstacionin e aeroportit të Vlorës


Operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri OSSH ka bërë me dije se ka hapur procedurat e tenderit për ndërtimin e një nënstacioni të ri, i cili do të furnizojë me energji elektrike aeroportin e ardhshëm në qytetin bregdetar jugor të Vlorës.

Kjo me një buxhet të vlerësuar në 427 milionë lekë.

Ofertuesit e mundshëm duhet të jenë në gjendje të ndërtojnë nënstacionin me tre nivele tensioni: 110, 35 dhe 20 kilovolt (kV), si dhe një linjë të re të energjisë 35 kV për të lidhur nënstacionin me aeroportin, brenda 14 muajve.

OSSH thekson se ofertat mund të dorëzohen deri më 26 qershor.

Një konsorcium i udhëhequr nga Mabco Constructions me bazë në Zvicër, një degë e Mabetex Group, e cila përfshin gjithashtu kompaninë turke YDA Group dhe 2A Group me bazë në Kosovë, filluan ndërtimin e aeroportit në vitin 2021.

Aeroporti pritet të fillojë funksionimin në mars 2025, tha në nëntor ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Brenda vitit do të kryhet edhe aplikimi për certifikimin e aeroportit, ku do të vlerësohet operimi i tij, kualifikimi i stafit dhe siguria në terren.

Në këtë aeroport po punohet në disa fronte, te pista, po ashtu ngritja e terminalit prej 20 mijë metrash katrorë, kullës së operimit, godinës së zjarrfikësve, hangarëve, ndërtimi i rrugëve lidhëse dhe krejt infrastruktura e fushës aeroportuale.

Balluku tha se, ky aeroport do të ketë dhe një inovacion, që e kemi thënë disa herë, por që bëhet më i dukshëm.

“I gjithë aeroporti do të jetë i mbuluar me panele diellore. Do vendosen në mënyrë që të mos krijohen problematika me uljen e ngritjen e avionëve. Këto do të prodhojnë 5.2 MËH energji e rinovueshme, që do të jetë për nevojat e aeroportit”, tha Balluku.

Sipas saj do të nisë bashkë me aeroportin e Munihut nis puna për certifikimit, pasi kjo procedurë nis 1 vit përpara se të mbyllet puna në aeroport.

“S’kemi vonesa në asnjë prej pikave. Të ngresh një aeroport nga e para nuk ndodh në Evropë në vitet e fundit, zakonisht ndodh rikonstruksion”.

Ajo shtoi se, në vitin e parë priten sipas kontratës 330 mijë pasagjerë, ndërkohë ku vetëm në Vlorë do të jenë mbi 1 milion pasagjerë, nga marsi 2025 deri në dhjetor.

Ministrja prezantoi dhe dy risi për Vlorën, që do t’i mundësojë ky aeroport.

“Sot i kemi mbyllur pjesën e akademike e kontrollorëve të trafikut ajror, që janë në pjesën e mbushjes së orëve të trajnimit. Gjatë dimrit më e vështirë, por gjatë verës do realizohen pak më shpejt. Në fund të verës 2024 do jenë të certifikuar dhe gati për operim”.

Dy sektorë të rinj do ketë ky aeroport, mirëmbajtja e avionëve, brenda javës tjetër një konsultim të ri të konsorciumin, një prej më të mëdhenjve në Itali.

“Po ashtu dhe akademia, që pritet të nisi punë. Ajo do të fillojë në shtator 2024 maksimumi. Ka shumë mundësi që akademia të nisi në Vlorë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore