Lajme

Hapet gjyqi i parë për krime lufte në Kiev


Në Kiev është hapur zyrtarisht gjyqi i parë për krime lufte, ku Vadim Shishimarin, një ushtar rus 21-vjeçar, do të paraqitet përpara trupës gjykuese nën akuzën e vrasjes së një burri 62-vjeçar në verilindje të Ukrainës, më 28 shkurt.

Procesin do ta zhvillojë gjykata në Solomyansky.

Akuza në realitet në kushtet ku ndodhet vendi, e bën automatikisht krim lufte këtë vrasje nëse faktohet dhe mund ta shpjerë në burgim të menjëhershëm ushtarin nga Irkutsk në Siberi.

“Ai e kupton se për çfarë është akuzuar”, deklaroi përpara gjyqit Viktor Ovsiannikov, avokati i tij mbrojtës, për Agjencinë Franceze të Lajmeve AFP.

Gjithsesi, ai nuk e shpalosi planin e mbrojtjes së klientit të tij për median.

Sipas autoriteteve ukrainase dhe hetuesve të çështjes, ishte Shishimarin, personi në krye të brigadës që zhvilloi sulmin, ku mbeti i vrarë 62-vjeçari.

Ngjarja, ndodhi e tillë, ku katër ushtarë rusë, grabitën një makinë për transport.

Në atë çast, viktima, duke kaluar me biçikletë, i ka parë ushtarët dhe një prej tyre, i ka thënë Shishimarinit se duhet ta vrasin, në mënyrë që të mos kallëzohen për vjedhjen e bërë.

Më pas, 21-vjeçari ka shtënë me një armë automatike të llojit Kallashnikov dhe e ka lënë të vdekur në vend ukrainasin. E gjithë kjo, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij.

Pritet tashmë të shihet se si do të jetë rezultati i këtij gjykimi të parë real në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore