Shije

Hap dyert hoteli luksoz, mes ullishtës 100-vjeçare


Buzë një kodre qëndron ky hotel i mrekullueshëm, i cili është i zhytur në një ullishte shekullore, pranë fshatit Zman në zemër të Dalmacisë.

Ai ndodhet vetëm disa minuta larg parkut natyror mahnitës të ‘Telaçicës’ dhe atraksioneve të tjera në ishull.

Njeriu që qëndron pas modelit të hotelit luksoz mbresëlënës është udhëheqësi i arkitektit kroat Nikola Baçiç.

Objektet janë ndërtuar nga guri dhe ullinjtë. Brenda hotelit mobiliet janë projektuar në mënyrë të përsosur dhe në sinkron me natyrën.

Restorantet e hapura për publikun

Të dy restorantet në Villa Nai 3.3, Grotta nuk janë vetëm të hapura për mysafirët, por edhe për publikun e zakonshëm.

Që nga hapja, ata kanë qenë të popullarizuar me turistë të cilët shfaqin interesin e tyre për të eksploruar.

Duke përdorur receta tradicionale nga ishulli, hoteli shërben pjata me përbërës nga fermat lokale.

“Menutë tona të restoranteve kanë në pjatë kryesore kuzhinën autentike nga dalmatët e lashtë, përfshirë të parët që jetonin në këtë ishull. Ekipi përgatit të njëjta gjëra por me shije dhe teknika moderene”, thotë Baçiç.

Me vendndodhjen e tij pranë Kornatit, ky hotel është më i popullarizuari ne mesin e 140 ishujve mesdhetar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore