Lajme

Hamasi thotë se është gati për shkëmbim ‘të menjëhershëm’ të të burgosurve me Izraelin


Udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya Sinwar, thotë se grupi është gati për një shkëmbim “të menjëhershëm” të të burgosurve me Izraelin.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë një marrëveshje të menjëhershme të shkëmbimit të të burgosurve që përfshin lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite në këmbim të të gjithë të burgosurve të mbajtur nga rezistenca palestineze”, tha Sinwar në një deklaratë.

Ka 19 burgje brenda Izraelit dhe një brenda Bregut Perëndimor që mbajnë mijëra të burgosur palestinezë.

Sipas Konventës së Katërt të Gjenevës, është kundër ligjit ndërkombëtar që një fuqi pushtuese të transferojë një popull të pushtuar nga territori i pushtuar, shkruan Al Jazeera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore