Lajme

Hamasi nuk është tërhequr nga bisedimet për armëpushim pas sulmeve të fundit izraelite


Grupi islamik Hamas nuk është tërhequr nga bisedimet për armëpushim pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite të kësaj fundjave në Gaza.

Kështu ka bërë me dije një nga zyrtarët e lartë të grupit.

Deklarata nga Izzat El-Reshiq, një anëtar i zyrës politike të Hamasit, akuzoi gjithashtu kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se po përpiqet të prishë përpjekjet e ndërmjetësve arabë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të arritur një marrëveshje armëpushimi.

Përshkallëzimi i sulmeve nga Netanyahu dhe qeveria e tij synon të pengojë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, tha Reshiq.

Dy burime egjiptiane të sigurisë në bisedimet e armëpushimit në Doha dhe Kajro kishin thënë të shtunën se negociatat ishin ndërprerë pas tre ditësh bisedime intensive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore