Lajme

Hamas: Për negociata, topi tani është tërësisht në fushën e Izraelit


Grupi militant palestinez Hamas njoftoi se delegacioni i tij i pranishëm në negociatat e armëpushimit të Gazës në Kajro ishte larguar nga qyteti për në Katar, duke shtuar se “topi tani është plotësisht” në fushën e Izraelit.

“Delegacioni negociues u largua nga Kajro për në Doha. Në praktikë, Izraeli hodhi poshtë propozimin e paraqitur nga ndërmjetësit dhe ngriti kundërshtime për disa çështje qendrore”, tha grupi në një deklaratë, duke shtuar se ai e kishte mbështetur propozimin.

“Si rezultat, topi tani është plotësisht në fushën e tyre.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore