Lajme

Hakmarrja dhe projektligji për konfiskim të pasurisë


Albulena haxhiu, Ministre e Drejtësisë së Kosovës

“Tash për këtë po thonë që është hakmarrje”, ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, duke folur për projektligjin për konfiskim të pasurisë.

“Pak me dashtë një prokuror mundet me bë kallëzim për një person në Kosovë, ka pasur raste të tilla”.

“Edhe në paketën ligjore nuk e ndalon që dikush të hakmarret ndaj ndikujt”, vazhdon më tej shpjegimin e saj në një version ndryshe, Ministrja e Drejtësisë, Albulena haxhiu, duke shtuar se pas kësaj “individët kanë të drejtën e ankesës”.

Duke kaluar nga ky version i çuditshëm i shpjegimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë, Haxhiu specifikon se ky projektligj nuk është kundër Kushtetutës së Kosovës.

Në momentin kur byroja konsideron se ka bazë për konfiskim të pasurisë ia bën kërkesën Gjykatës dhe kur qëndrojnë faktet e ofruara bëhet konfiskimin i pasurisë, ka shpjeguar Haxhiu për RTK-në.

Haxhiu pohoi se afati kohor se prej kur do të nis konfiskimi i pasurisë është sygjeruar që të bëhet që nga viti 2008, pas shpalljes së Pavarësisë.

“Në momentin që do të hyjë në fuqi ky ligj askush nuk duhet ta ketë frikën secili që e ka fituar pasurinë me nder do të rrinë të qete dhe ata që e kanë keqpërdorur djersën e popullit duhet ta kthejnë atë pasuri”, tha Haxhiu.

“Ata të cilët kanë theksuar që ky projektligj shkel Kushtetutën e Kosovës në asnjë rrethanë nuk kanë cek ndonjë nen se cilin e shkel”.

“Ne kemi bashkëpunuar me një ekspert që ka qenë në Gjykatën e Strasburgut dhe ka dhënë një raport shumë të vlefshëm dhe jam e interesuar që ta ndajmë me ata që kanë dyshime”.

“Nuk ka asnjë problem që të funksionoj byroja pa ndryshime kushtetuese. Në momentin kur byroja vlerëson do të vlerësoj se një person ka pasuri në shpërputhje me pagën”, ka treguar më tej ministrja.

“Shumë ekspert që na kanë ndihmuar në këtë veprim na kanë rekomanduar që të ketë një prag si dyshim ose kur byroja mund të nis verifikimin e asaj pasure, pragu me 25 mijë euro, nëse zyrtari nuk mund ta arsyetoj atë pasuri ia bën propozimin Gjykatës nëse ky institucion vlerëson se byroja ka të drejtë atëherë ta bëj konfiskimin e pasurisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore