Sport

Hakimi “sulmohet” nga tifozët izraelit të Haifa-s, pas pikëpamjeve pro-palestineze


Tifozët izraelit të skuadrës së Maccabi Haifa-s, me të cilën PSG u përballë mbrëmjen e të mërkurës në UEFA Champions League kanë fyer Achraf Hakimi-n, pasi ky i fundit ka dalë hapur në mbështetje të Palestinës.

Mbrojtësi i djathtë erdhi nga stoli për të zëvendësuar Nordi Mukiele në minutën e 83-të dhe u fye nga tifozët vendas pasi ai ka qenë një avokat i zëshëm i të drejtave palestineze.

Reprezentuesi maroken preku veshin në përgjigje të sulmeve me zë të lartë të tifozëve vendas.

Hakimi është një mbështetës i zjarrtë i kauzës palestineze dhe e shfaqi mbështetjen e tij në Twitter vitin e kaluar kur banorët e lagjes Sheikh Jarrah u dëbuan nga qeveria izraelite.

Nuk është hera e parë që Hakimi vihet në shënjestër të tifozëve izraelit. Ai u “sulmua” në Tel Aviv në fillim të këtij viti kur PSG u përball me FC Nantes për Trophee des Champions.

Izraeli dhe Palestina janë përfshirë në përleshje të tmerrshme për shumë vite dhe tensionet mes të dyve u përshkallëzuan në mënyrë drastike vitin e kaluar.

Konflikti i vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës u rrit pasi Hamasi hodhi raketa drejt Jerusalemit në gusht. Ndërsa forcat izraelite iu përgjigjën me sulme ajrore në Rripin e Gazës.

Kohët e fundit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kryen rreth 147 sulme ajrore në Gaza dhe militantët palestinezë lëshuan rreth 1 mijë e 100 raketa drejt Izraelit muajin e kaluar.

Numri i të vdekurve nga luftimet njëjavore arriti në 211, me 201 të vdekur në anën palestineze sipas autoritetit shëndetësor të Gazës, duke përfshirë 58 fëmijë dhe 34 gra.

Ngjarja ishte me e rënda mes dy vendeve që nga viti 2014.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore