Pajisje

Hakerët nga Koreja e Veriut sulmojnë rrjetet kompjuterike për muaj në mënyrë sekrete


Hakerët nga Koreja e Veriut, në një operacion sekret, sulmuan rrjetet kompjuterike të një zhvilluesi të teknologjisë së raketave në një periudhë 5 mujore gjatë vitit të kaluar.

Ky informacion është vërtetuar përmes një analize teknike nga Reuters dhe nga hulumtimet e bëra nga ekspertë të sigurisë.

Sipas hulumtimeve të Reuters, sulmuesit janë të ndërlidhura me qeverinë e Koresë së Veriut.

Kishin realizuar një sulm sekret duke instaluar një lloj “malware” në sistem të NPO Mashinostroyeniya. Ky është një zyrë e specializuar në projektimin e teknologjisë së raketave, me qendër në Reutov, një qytet të vogël në periferi të Moskës.

Megjatë, Reuters nuk ka arritur të zbulojë nëse gjatë këtij sulmi është vjedhur ndonjë informacion, ose se çfarë lloji informacioni ka ndryshuar.

Kompania e shënjestëruar, e cila njihet edhe si NPO Mash, ka vepruar si një zhvilluese pioniere e raketave hipersonike, teknologjive satelitore dhe armatimeve balistike të gjeneratës së re, sipas ekspertëve të raketave – tre fusha me interes të madh për Korenë e Veriut që kur ajo filloi misionin e saj për të krijuar një Raketë Balistike Ndërkontinentale (ICBM),

Sipas të dhënave teknike, sulmi kibernetik ka filluar në fund të vitit 2021 dhe ka vazhduar deri në majin e vitit 2022, siç ka rezultuar nga komunikimet e brendshme të kompanisë, për të cilat Reuters ka siguruar të dhëna.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore