News Corp pësoi një “sulm të vazhdueshëm kibernetik”, tha kompania të premten e 4 shkurtit.
Hetuesit besojnë se spiunët kinezë mund të jenë përgjegjës për ofensivën kibernetike.
Dhjetra gazetarë në Wall Street Journal, në pronësi të News Corp, ishin shënjestrat e tyre.
Gazetarët dhe redaktorët e hakuar mbulonin çështje të lidhura me Kinën, i thanë amerikanes CNN dy njerëz të njohur me këtë çështje.
Firma e sigurisë kibernetike Mandiant (MNDT) beson se hakerët “ka të ngjarë të jenë të përfshirë në aktivitete spiunazhi”.
Sipas saj, ata kanë mbledhur informacione në interes të Kinës zyrtare.
Ndërhyrja, e cila duket se daton të paktën në shkurt të vitit 2020, komprometoi llogaritë e e-mailit dhe dokumentet e Google Drive të disa gazetarëve.
Gazetarët janë objektiva të shpeshta të hakerëve të ndryshëm të mbështetur nga shteti në kërkim të inteligjencës mbi qeveritë dhe korporatat.
Për këtë arsye, shumë gazetarë nuk përmendin informacione të ndjeshme përmes e-mailit.
News Corp tha se do të ndajë informacione rreth hakimit me organizata të tjera lajmesh në mënyrë që ata të mund të mbrohen.
Gati një dekadë më parë, hakerë të dyshuar kinezë depërtuan në sisteme kompjuterike të prestigjiozes “The New York Times”.
Asokohe gazetarët e saj po përfundonin një hetim mbi pasurinë e të afërmve të ish-kryeministrit kinez Wen Jiabao.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?