Lajme

Hajdari: Pas 19 vjetëve do të nisim zbatimin e Ligjit për zejtarët


Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në javën e ndërmarrësisë ka pretenduar se janë duke bërë përpjekje që t’i përkrahin bizneset sipas kapaciteteve që kanë.

Gjatë fjalimit të saj ajo ka thënë se do të angazhohen që edhe Ligji për zejtarinë dhe artizanatin i cili nuk është zbatuar tash e 19 vjet, do të nis të aplikohet.

“Kemi një ligj që është nga viti 2004 i pa-aranzhuar për zejtarinë dhe artizanatin, por në anën tjetër kemi shumë komunitete që sjellin vlerë në vendin ku jetojmë”, ka thënë Hajdari.

Ajo tutje ka theksuar se shtesë do të ndahen edhe 5 milionë euro për bizneset.

“Unë pres bashkë me ju dhe me bashkëpunëtorët ndërkombëtare që të kemi më shumë zhvillim në skemat përkrahëse për bizneset, do t’i kemi edhe 5 milionë euro për bizneset tona, përmes granateve megjithatë s’është e mjaftueshme”.

Puna e një zejtari në Gjakovë. Foto të publikuara nga ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në 2021.

Zejtaria është një veti njerëzore që lidhet me njohurinë dhe aftësinë në kryerjen e një detyre. Puna është gjithashtu një cilësi që i jepet një prodhimi. Lloji i punës mund të përfshijë krijimin e artizanatit, zejes, shkrimit, makinerive dhe produkteve të tjera.

Zejet më të rëndësishme në Kosovë janë të armëpunuesve, të thikëpunuesve, argjendarëve, tabakëve, saraçëve, terzinjve, kazazëve, kazanxhinjve, nallbanëve, orëtarëve, jorganxhinjve, mutavxhive, samarxhinjve etj.

Në të kaluarën zhvillimi i zejtarisë ka qenë ngushtë i lidhur për zhvillimin e qyteteve dhe të ekonomisë në Kosovë.

Për vite, zejtaria është anashkaluar nga të gjitha pushtetet në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore