
Ish-ushtari i UÇK-së, Pjetër Shala, do të vazhdoj të qëndroj edhe më në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Të akuzuarit për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, vendimi për zgjatje të paraburgimit i është shqiptuar nga gjykatësi paraprak Nicolas Guillou.
Kjo është bërë e ditur përmes vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.
Aty thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka ardhur në konkludimin se “vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që Shala do të arratiset, pengojë progresi i procedurave të Dhomave të Specializuar ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që i kanë ofruar dëshmi SPO-së dhe/ose që do të paraqiten para Dhomave të Specializuara”.
Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Nga jugu në veri” – vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në Serbi
-
Radojiçiç shfaqet në publik për herë të parë pas sulmit terrorist, jep deklaratë në Ministrinë e Brendshme serbe
-
Togeri i Millosheviç-it, Vuçiç-i po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-të dhe BE-në, thotë Osmani
-
Të shtunën u dorëzohen familjarëve trupat e tre terroristëve të vrarë në Banjskë