
Dëshmitari i shtatë të cilit Dhomat e Specializuara të Kosovës i kanë dhënë kodin 1, ka filluar të dëshmoj në rastin e Pjetër Shalës.
Këtë të martë ai u është përgjigjur pyetjeve të prokurorit të specializuar, Filippo De Minicis.
Seanca nisi e mbyllur, pasi që në fillim u shpalosën të dhënat e dëshmitarit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se për të intervistuar dëshmitarin e shtatë do t’i duhen 12 orë.
Gjykimi i këtij rasti ka filluar më 21 shkurt të këtij viti, ku prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.
Në mars ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku deri më tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë.
Dëshmitari i parë ka filluar dëshminë e tij më 27 mars dhe e ka përfunduar më 28 mars, dëshmitarja e dytë ka filluar dëshminë më 28 mars dhe e ka përfunduar më 29 mars, dëshmitari i tretë ka filluar më dëshminë më 29 mars dhe e ka përfunduar më 30 mars, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e katërt.
Kurse, dëshmitari i pestë e filloi dëshminë më 1 maj, ndërsa e përfundoi më 2 maj, ku edhe filloi dëshmia e dëshmitarit të gjashtë, e cila përfundoi më 3 maj.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-zyrtares së OSBE-së i lëshohen deklaratat e Thaçit ku i bënte thirrje serbëve të mos largoheshin nga Kosova
-
Mitchell thotë se nuk e di nëse kishte gjuhë të përbashkët mes shtabit të UÇK-së dhe zonave operative
-
Ish-zyrtarja e OSBE-së e pranon se ka gabuar që e ka fajësuar UÇK-në për rastin “Panda”
-
Ish-zyrtares së OSBE-s s’i kujtohet nëse “UÇK-ja kishte ndaluar civilë serbë”
Lajmet kryesore
-
Integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë rekord, falë Mira Muratit dhe Inteligjencës Artificiale
-
Njësia Speciale Intervenuese proteston sërish të shtunën, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës
-
Zona humanitare e Gazës nuk është humane, thonë të evakuuarit
-
Konjufca: Qasja e BE-së për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë – Serbi s’dërgon në rezultate, problemi qëndron tek kush i pari e bën hapin