Një 32 vjeçar u arrestua nga Policia e Shtetit pasi përfitoi 15 milionë Lekë, nëpërmjet mashtrimit elektronik.
Duke përfituar nga situata e pandemisë COVID-19, shtetasi Denis Trungu kishte ngritur një skemë mashtrimi duke hackuar sistemin e ngritur nga qeveria për dhënien e pagës së luftës. Ai kishte hapur një llogari bankare për përfitimin e “Pagës së luftës”, në një bankë të nivelit të dytë.
Ai ka kryer 36 transaksione financiare në llogari të ndryshme të bankave të tjera të nivelit të dytë, në vendin tonë, në vlerën e 15 milionëve e 533 mijë 510 Lekëve. Pas transferimit të shumave të ndryshme, Trungu kryente tërheqje në bankat, ku ishin transferuar këto fonde, nëpërmjet kartave bankare ose duke u paraqitur vetë në bankë. Ai kishte tentuar t`i tërhiqte këto fonde dhe jashtë vendit.
Ky shtetas, banues në Durrës, ishte dënuar më parë me gjobë nga Gjykata e Shkallës së Parë, Durrës për kryerjen e veprës penale “Vetëgjyqësia”, si dhe ishte dënuar me 3 muaj burg për kryerjen e veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”. Ai ishte dënuar më parë edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me 9 muaj burg për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.
Pas gjashtë muajsh hetime, njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë organizoi operacionin policor, të koduar “Platforma”.
Çështja i kaloi Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel