Haaretz: Grupet izraelite po diskutojnë transportin ajror të hebrenjve ukrainas

SHFLETO
albanianpost
24.01.2022 9:09
Loading Icons...

E përditshmja izraelite “Haaretz” ka raportuar të dielën e 23 janarit se grupet izraelite po diskutojnë transportin ajror të hebrenjve ukrainas – në rast të një pushtimi të mundshëm rus të Ukrainës.

Njoftimi erdhi pas një konference të mbajtur nga zyrtarë të lartë në qeverinë izraelite dhe organizatat hebraike.

Ata diskutuan nivelin e kërcënimit ndaj komuniteteve hebreje në Ukrainë dhe mundësinë që Izraeli të mundësojë një program evakuimi.

Takimi përfshinte përfaqësues nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Jashtme, e Mbrojtjes, e Transportit dhe e Çështjeve të Diasporës, si dhe Agjencia Hebraike dhe Amtare.

Kjo e fundit është organizata sekrete qeveritare që ruan lidhjet midis Izrael-it dhe hebrenjve në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Organizatat hebraike vlerësojnë se aktualisht ka rreth 75 mijë qytetarë ukrainas në rajonet lindore të vendit.

Ndërsa shumë prej tyre mund të mos kërkojnë të evakuohen ose të zhvendosen në Izrael, situata ka potencialin të bëhet evakuimi më i madh i hebrenjve nga një vend i shkatërruar nga lufta në më shumë se tre dekada.

Izraeli dhe organizatat e mëdha hebraike janë në kontakt të ngushtë me qeverinë ruse dhe ukrainase, shkruan Haaretz.

Sipas gazetës izraelite, palët janë në ankth për të shmangur përshtypjen se komunitetet hebraike nuk janë të sigurta nën juridiksionin e tyre.