Përballje

Haaland siguron fitoren për Dortmund-in, ndalet Leipzig


Në javën e 16-të të Bundesligës gjermane, Dortmund-i ka kaluar me sukses provën shtëpiake ndaj Greuther Furth.

Verdhezinjtë triumfuan me rezultatin 3:0, me golat që erdhën nga këmbët e të zakonshmit, Erling Haaland.

Në pjesën e parë, norvegjezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në të dytën, dyfishoi shifrat në minutën e 82-të pas një asisti të Brandt.

Derisa, në fund të ndeshjes, holandezi, Malen shënoi gol për rezultatin përfundimtar 3:0.

Pas këtij dy-golëshi, Haaland ngjitet në kuotën e 13 realizimeve në kampionat, ndërsa skuadra e Dortmund-it pozicionohet në vendin e dytë me 34 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Bayern.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Leipzig është ndalur në një barazim 1:1 ndaj Augsburg-ut në transfertë.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi, me golin e shënuar nga Andre Silva në minutën e 19-të, derisa për vendasit barazoi Daniel Caligiuri, katër minuta para se të përfundonte ndeshja.

Ndërkohë, me barazim 2:2 është mbyllur edhe sfida mes Bayer Leverkusen dhe Hoffenheim.

Leverkusen ishte në epërsi të dyfishtë në këtë ndeshje, me golat e realizuar nga Patrik Schik, derisa për mysafirët barazuan Stiller dhe Dabur në 10 minutat e fundit të takimit.

Nërkohë, sfida tjetër e kësaj mbrëmje, mes Union Berlind-it dhe Freiburg-ut u mbyll në barazim pa gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore