Sport

Haaland i jep nënshkrim anësorit pas humbjes me Manchester City


Pas humbjes 2-1 të Borussia Dortmund nga Manchester City në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, një nga gjyqtarët anësor ndoqi Haaland poshtë tunelit në Etihad Stadium, dhe i kërkoi të riut norvegjez të nënshkruante një karton të kuq dhe të verdhë.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola  i cili dëshiron të nënshkruajë Haaland dukej më pak i shqetësuar për këtë qështje.

“Ndoshta ai është një tifoz i Haaland”, tha Guardiola. “Ndoshta ishte për djalin ose vajzën e tij.

“Unë kurrë nuk e kam parë një rast të tillë, por gjyqtari dhe drejtuesi ishin korrekt, ata bënë një punë të mirë. Kjo është e gjitha.”

Arbitri Ovidiu Hategan dhe ekipi i tij u përfshinë në dy incidente të diskutueshme në pjesën e parë, më e rëndësishmja ishte vendimi për të mos lejuar një gol të Jude Bellingham.

Adoleshenti anglez mendoi se ai kishte barazuar rezultatin për Dortmund, por zyrtari shpërtheu për një faull ndaj portierit dhe ndëshkoj Bellingham.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore