Guvernatori i BQK-së: Rritja ekonomike pritet të jetë 3.9 %

Sipas Ahmet Ismailit sektori financiar në Kosovë është stabil, i kapitalizuar dhe brenda parametrave rregullator
SHFLETO

Ahmet Ismaili

 

Dreni Himbeqa
28.09.2024 14:25
Loading Icons...

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka potencuar se rritja ekonomike për këtë vit në Kosovë pritet të jetë rreth 3.9 për qind.

“Pritjet tona janë që ekonomia të rritet për këtë vit me rreth 3.9 për qind”, ka deklaruar ai në një intervistë për Kosova Press.

Sipas Ismailit edhe inflacioni ka pasur një rënie prej 4.9 për qind, nga 11.6 për qind që ishte një vit më herët.

“Ndërsa presim që ky vit të mbyllet me rreth 2.5 për qind inflacion”, ka shtuar ai.

Sektori financiar, në vlerësimin e tij është stabil, i kapitalizuar mirë dhe brenda parametrave rregullator.

“Ndërsa sektori bankar gjithashtu ka shënuar një rritje të mirë me gjitha parametrat e duhur, dhe është një prej sektorëve të fortë që ndërton sektorin financiar të vendit”.