Kosova

Gutierrez: Jam i zhgënjyer nga hapja e bordit të RTK-së ndaj presioneve të pushtetit


Ricardo Gutierrez

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka thënë se është i “zhgënjyer” që bordi i Radio Televizionit Publik të Kosovës (RTK), ka rënë nën presionin politik të pushtetit.

“Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer nga hapja e bordit të RTK-së ndaj presioneve politike nga pushtetarët. Bordi duhet të mbrojë pavarësinë e transmetuesit publik!”, ka shkruar Gutierrez në platformën X.

Ky reagim ka ardhur pak ditë pasi që Shkumbin Ahmetxhekaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të RTK-së.

Ahmetxhekaj ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga ky post pasi që pati “presion politik”.

“Ky akt nuk është dorëzim dhe nuk reflekton vullnetin personal për të mos vazhduar me drejtimin e RTK-së, por është kulmim i një presioni politik 7 mujor që rezultoi me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik”, shkroi ai në Facebook.

Ndërsa, bordi i RTK-së, në vend të Ahemxhakajt, e ka emëruar Zana Spahiun në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së.

Ish-drejtori i RTK-së thotë se u dorëhoq për shkak të “presionit politik”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore