Sport

Gundogan në bisedime me Barcelonën


Xhaxhai dhe agjenti i mesfushorit të Manchester City, llkay Gundogan, Ilhai, kanë zhvilluar bisedime me drejtuesit e Barcelonës të enjten, sipas Marca.

Gundogan, 32 vjeç, nuk ka nënshkruar ende një vazhdim të kontratës me City-n dhe bëhet agjent i lirë këtë verë.

Barcelona është në treg për një mesfushor me përvojë dhe gjermani i përshtatet profilit të trajnerit Xavi.

Gundogan, 32 vjeç, iu bashkua City-t nga Borussia Dortmund në vitin 2016 dhe ka shënuar tre gola e tre asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit, Barcelona luajti kundër Manchester United dhe dueli përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore