Sport

Gundogan mund të largohet te Galatasaray, në përfundim të kontratës me City-n


Mesfushori i Manchester City-t, Ilkay Gundogan, mund të shkojë në Turqi pasi kontrata e tij të përfundojë në verë, sipas The Sun.

Gundogan, 31 vjeç, ka një marrëveshje e cila përfundon në vitin 2023 dhe gjermani ka dalë si objektiv i gjigantëve turq Galatasaray.

Një lojtar gjerman me origjinë turke, Gundogan ka shënuar 51 gola në 267 ndeshje që kur nënshkroi nga Dortmund-i për 25 milionë euro në verën e 2016.

Edhe në këtë sezon, si të kaluara, Gundogan është titullar dhe po kalon një sezon mjaft të mirë, ku ka pasur nëntë paraqitje dhe ka regjistruar dy gola dhe një asistim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore