Sport

Gundogan do të jetë lojtar i Barcelonës në qershor


Futbollisti i Manchester City-t, Ilkay Gundogan, do të jetë lojtar i Barcelonës në sezonin e ardhshëm.

Mesfushorit 32-vjeçar i skadon kontrata me City-n në verën e ardhshme dhe mediat spanjolle raportojnë se ai ka arritur marrëveshje dhe do të transferohet te Barcelona me parametra zero në qershor.

Katalanasit e kishin ndjekur lojtarin edhe në të kaluarën, por City refuzonte çdo ofertë për të.

Kujtojmë që Gundogan është pjesë e Manchester City-t që nga viti 2016, kur u transferua nga Borussia Dortmund-i për shumën e 27 milionë eurove.

Deri më tani ai ka luajtur në 279 ndeshje në të gjitha garat me kampionët e Anglisë, prej të cilave ka shënuar 51 gola dhe ka dhuruar 35 asistime.

Ai me fanellën e City-t ka fituar deri më tani 11 trofe.

Mesfushori me origjinë turke, gjithashtu numëron 66 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë prej të cilave ka shënuar 17 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore