Sport

Guardiola: E di që do më gjykojnë nëse nuk e fitoj Ligën e Kampionëve


Manchester City do të përballet me Leipzig-un në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ve të finales në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Pep Guardiola-s do t’i presë gjermanët në stadiumin e tyre “Etihad”, derisa ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë.

Trajneri spanjoll pret që ekipi i tij ta kalojë këtë raund dhe shton se karriera te tij te City varet nga fitimi i Ligës së Kampionëve.

“Aventura ime këtu do të gjykohet shumë nëse e fitoj Ligën e Kampionëve”, tha fillimisht Guardiola.

“Kjo nuk do të thotë se jam dakord. Nesër duhet të përpiqemi të shfaqim lojën tonë dhe ta fitojmë ndeshjen”, shtoi ai.

“Nuk vlen të shënosh shumë gola, vetëm duhet të fitojmë. Jemi në garë në tre tituj, e rëndësishme është që të jemi në formë të mirë në këta dy muajt e fundit”, theksoi trajneri spanjoll.

Ndeshja mes Manchester City-t dhe Leipzig-ut do të zhvillohet këtë të marte me fillim nga ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore