Grupi i Socialistëve dhe Demokratë në Parlamentin Evropian uron Edi Ramën

SHFLETO
albanianpost
27.04.2021 22:43
Loading Icons...

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian ka uruar të martën e 27 prillit nëpërmjet një statusi në Twitter, kryeministrin Edi Rama për mandatin e tretë qeverisës.

Ata shprehen me konsideratë miqësore për figurën e Ramës, duke e cilësuar fitoren e tyre si të fortë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ato kanë shtuar se inkurajojnë të gjitha forcat politike që të angazhohen në përpjekjet e përbashkëta në rrugën evropiane.

Sakaq ata e përmbyllin me faktin që populli shqiptar e meriton këtë realizim të ëndrrës evropiane.